Futboll

Manchester City kërkon mesfushorin e Sevilla!

Manchester City është vënë në kërkim të një mesfushori dhe gjatë këtij muaji do të vijë patjetër një përforcim në këtë repart. Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, nuk kishte programuar lëvizje në merkaton e dimrit, por faktet që rezultatet nuk kanë shkuar shumë mirë dhe dëmtimi i rëndë i Ilkay Gundogan e detyrojnë klubin britanik të hedh sytë në tregun e futbollistëve, për të marrë një mesfushor qendre në merkaton e janarit.

Pep Guardiola wants a replacement for injured Manchester City midfielder Ilkay Gundogan

“Daily Mail” shkruan se drejtori teknik i klubit, Txiki Begiristain, pas një konsulte që pati me trajnerin Guardiola, nisur edhe nga katër javë skualifikim që do të ketë Fernandinho, vendosën të tentojnë të marrin nga Sevilla, mesfushorin 28-vjeçar, Steven N’Zonzi, i cili ka luajtur më parë në Premier League me Blackburn Rovers dhe Stoke City. Klauzola për prishjen e kontratës së tij me klubin “andaluzian” është 30 milionë euro.

Fernandinho will miss Manchester City's next four games after seeing red against Burnley

Fernandinho mori kartonin e dytë të kuq në harkun e katër ndeshjeve të fundit në Premier League dhe automatikisht skualifikimi i tij do të jetë për katër javë. Braziliani do të jetë në dispozicion të Guardiola vetëm më 5 shkurt kundër Swansea. Fernando dhe Yaya Toure mbeten alternativat e vetme që japin garanci në qendër të mesfushës, ndërsa i riu Aleix Garcia ka luajtur vetëm 26 minuta në këtë kampionat, ndërsa Fabian Delph është pranë transferimit te Newcastle.

Më shumë nga Futboll