Futboll

Manchester City “ngec” ndaj Stoke, titulli kthehet në “utopi”!

Përpara kësaj ndeshje kishte një skuadër që me ecurinë e rezultateve që kishte pasur kohët e fundit mund të ushtronte një presion, sado të vogël, ndaj Chelsea kryesues, bëhej fjalë për Manchester City. Por nëse do të shohim barazimin 0-0 ndaj Stoke, atëherë kuptojmë se është ekipi i Antonio Conte, që ka prekur me njërën dorë titullin në Premier League.

Pas një fitore bindëse ndaj Sunderland, ditën e diel, City i drejtuar nga Pep Guardiola u duk një skuadër pa shumë ide në “Etihad Stadium”, në mbrëmjen e së mërkurës. Nga ana tjetër, Stoke, u shfaq perfekte në përkushtim dhe në fazën mbrojtëse dhe e meritoi plotësisht pikën e marrë një fushën e një prej ekipeve më të mira në Angli.

Guardiola la pushim disa titullarë, mes të cilëve Sterling, por skuadra e City nuk bëri mjaftueshëm në fushën e lojës. Skuadra e tij nuk krijoi sa duhet raste për shënim dhe nisi të shfaqet e rrezikshme vetëm pas aktivizimit të David Silva, një orë para fundit. Barazimi e lë City me pikë të barabarta me Tottenham të vendit të dytë, 10 më pak se Chelsea kryesues, 11 ndeshje para fundit.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll