Futboll

Manchester City tenton “rrëmbimin” e Seri, të preferuarit të Barças

Sipas raportimeve, Manchester City i është bashkuar garës për të blerë mesfushorin e Nice, Jean-Michael Seri. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola pretendohet të ketë ndezur dritën jeshile që përfaqësuesit e “Qytetarëve” të takohen me menaxherin e futbollistit, për të diskutuar mbi një transferim të ardhshëm. Klubet më të mëdha në Europë po ndjekin nga afër yllin e Nice, mes të cilave, më të interesuarit janë edhe PSG, Barcelona dhe Liverpool.

 Manchester City have joined the race to sign Jean-Michael Seri

“Mundo Deportivo” beson se kryesuesit e Premier League janë gati të shndërrohen edhe në klubin potencial për “rrëmbimin” e Seri, duke nisur kështu zhvillimin e bisedimeve. Kontrata aktuale e Seri skadon në vitin 2019, prandaj dhe klubi i Ligue 1 është i interesuar të përfshihet në diskutimet për të shitur futbollistin që këtë muaj, ose në fund të sezonit, duke mos dashur që Seri të largohet me kosto zero.

 The Nice midfielder's contract expires in the summer of 2019

Nice pretendonte £35milionë në verën e kaluar, por është e ndërgjegjshme se me kalimin e kohës, afron skadimi i kontratës, dhe rrjedhimisht ulja e vlerës së futbollsitit. Raportohet se tratativat e Manchester City për Seri nuk ndikohen nga blerja ose jo e Alexis Sanchez nga Arsenal. Guardiola synon një tjetër mesfushor të fortë për të muluar vendin e Yaya Toure, pranë largimit nga klubi.

Më shumë nga Futboll