Futboll

Manchester rrit ofertën, 55 milionë euro për Perisic

Manchester rrit ofertën, 55 milionë euro për Perisic

Telenovela rifillon! Sipas gazetës britanike “The Mirror”, Manchester United nuk ka hequr dorë nga Ivan Perisic. Përkundrazi, anglez duket se janë gati për një ofertë të bujshme për të bindur zikaltërit të heqin dorë nga kroati, që i pëlqen Jose Mourinho. Ish-futbollisti i Wolfsburg do t’i kushtojë 55 milionë euro “djajve”, ndërkohë që Manchester United i është përgjigjur negativisht ofertës së Inter për të marrë Anthony Martial.

Talenti i lindur në Split është gati të shkojë në “Old Trafford”, ku do të marrë 6 milionë euro në sezon, në momentin që Inter do t’i thotë “po” ofertës së United. Në bisedën e fundit, zikaltërit kanë kërkuar Martial, por sipas “The Mirror”, francezi do të qëndrojë në Premier League

Pasi ka qenë “i divorcuar” në shtëpi për një kohë të gjatë, në pritje të lejes për t’u larguar, Perisic e fitoi sërish vendin e tij te Inter me paraqitje shumë të mirë në ndeshjet miqësore dhe me mbështetjen e Spalletti, trajneri që e vlerësoi të pashitshëm. Inter refuzoi 40 milionë euro të ofruar nga Manchester United dhe u arrit deri aty sa u përfol për një rinovim të kroatit. Por pikërisht kur bisedimet po mbylleshin, britanikët i shtuan 15 milionë euro ofertës së tyre.

Croatian winger Perisic has attracted plenty of interest from Manchester United this window

Inter e ka të pamundur të refuzojë 55 milionë euro, ndërsa drejtuesit e Manchester United do të bëjnë edhe këtë sakrificë të fundit për t’i plotësuar mozaikun me katër blerje që ka kërkuar trajneri Mourinho. Talenti i lindur në Split është gati të shkojë në “Old Trafford”, ku do të marrë 6 milionë euro në sezon, në momentin që Inter do t’i thotë “po” United. Në bisedën e fundit, zikaltërit kanë kërkuar Martial, por sipas “The Mirror”, francezi do të qëndrojë në Premier League.

Më shumë nga Futboll