Futboll

Manchester United, 25 ditë “stop” për Paul Pogba…

Manchester United, 25 ditë “stop” për Paul Pogba…

Paul Pogba do të qëndrojë për disa javë larg fushave të lojës, si pasojë e një tërheqje muskulore, që kapiteni i Manchester United pësoi në ndeshjen e Champions League kundër Bazelit. Mesfushori francez u dëmtua në minutën e 19-të të ndeshjes në “Old Trafford”, si pasojë e një veprimi përtej limiteve njerëzore, ku duket se muskuli i pasëm i kofshës së majtë nuk rezistoi. Ai u largua nga fusha duke çaluar dhe pasi qëndroi pak në stol, u largua menjëherë drejt tunelit të dhomave të zhveshjes me duart në kokë nga dëshpërimi.

Pesë janë mesfushorët e qendrës në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho: Pogba, Matic, Fellaini, Carrick dhe Ander Herrera

Ish-mesfushori i Juventus u pa në mbrëmje duke u larguar me paterica nga stadiumi “Old Trafford”. Zëvendësuesi i tij, Marouane Fellaini, shënoi golin e parë për United, vetëm pak minuta pasi ishte në fushën e lojës. Kjo është tërheqja e dytë muskulore që 24-vjeçari ka pësuar në gjashtë muajt e fundit. Të njëjtin dëmtim ai pësoi edhe kundër Rostov, në muajin mars, në Europa League dhe u rikthye në fushë vetëm në mes të prillit. Edhe këtë herë mendohet se do të mungojë për tre ose katër javë.

Manchester United midfielder Paul Pogba was forced off the pitch with a  hamstring injury

Më shumë nga Futboll