Connect with us

Futboll

Manchester United 70 mln euro për mbrojtësin e PSG

Manchester United është gati të ofroj 70 milionë euro për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e PSG-së, Marquinhos për të forcuar mbrojtjen e tyre përpara sezonit 2017-18. Kampionët e Ligue 1, megjithatë, hezitojnë të shesin një nga lojtarët e tyre kryesorë dhe kuptohet se ata nuk do të konsiderojnë një shitje në verë, madje edhe për një ofertë prej 100 milionë eurosh raporton “Goal.com”. “Djajtë e Kuq”janë të gatshëm t’i ofrojnë 10 milion euro në vit Marquinhos, për ta joshur atë të transferohet në “Old Trafford”. 22-vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Europë, në Manchester ai shikohet si një element thelbësor për të ndërtuar një ekip të aftë për të fituar titullin e Premier League.

Dyshimet mbeten për Chris Smalling dhe Phil Jones, të cilët kanë luftuar me dëmtimet që nga mbërritja e Mourinhos, ndërsa Daley Blind ka të ngjarë të largohet në merkaton e verës. Marcos Rojo dhe Eric Bailly kanë treguar një nivel të lartë në javët e fundit me United që është prekur nga një krizë dëmtimesh ne repartin difensiv dhe Marquinhos do të shtonte thellësi dhe cilësi në qendër. Asnjë ofertë zyrtare ende nuk është bërë dhe PSG do ti rezistojë përpjekjeve të United për të nënshkruar me brazilianin ndërkombëtar, të cilin ata e morën nga Roma në vitin 2013.

Në të vërtetë, pala e Unai Emery do të hapë negociata me Marquinhos në verë si një prioritet, pasi klubi kërkon të mbajë një nga yjet e tyre. Megjithatë, United ka një interes të madh për Marquinhos, me kërkesat e pagës së lojtarit potencialisht një pengesë për PSG, të cilët aktualisht nuk janë të gatshëm ta kënaqin financiarisht. Kërkesat e 22-vjeçarit do ta bënin atë një nga lojtarët më të paguar në “Parc Des Princes”, por bisedimet kanë ngecuar dhe kontrata e Marquinhos përfundon në 2019.

Babai i tij, pohon se një rinovim me PSG nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por me faktin se ai është një ndër lojtarët më të mirë në ekipi dhe PSG duhet t’i tregojë atij se ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm”. Qendërmbrojtësi i cili ka 17 ndeshjen me Brazilin, është i lumtur në Paris, ku ka fituar tre tituj të njëpasnjëshëm kampion dhe ka theksuar synimin e tij për të qëndruar në mars. Së bashku me Adrien Rabiot dhe Marco Verratti, Marquinhos shihet si një lojtar kyç për të ardhmen e klubit.

Më shumë nga Futboll