Futboll

Manchester United arrin marrëveshjen për blerjen e 4-ët

Nuk është Gareth Bale! Ndjesë të gjithë tifozëve të Manchester United që shpresonin ende se mund të ishte futbollisti i Real Madrid, ai që do t’i bashkohej “Djajve të Kuq”. Gjithsesi United është drejt rrugës për të nënshkruar me përforcimin e katërt në këtë merkato vere. Verën e kaluar Jose Mourinho shtoi katër futbollistë në skuadrën e tij: Zlatan Ibrahimovic, Eric Bailly, Henrikh Mkhitaryan dhe Paul Pogba. Një merkato shumë bindëse.

Më pas “Djajtë e Kuq” fituan EFL Cup dhe Europa League që në sezonin e tyre të parë nën drejtimin e ish-trajnerit të Real Madrid. Por, më shumë ishte e domosdoshme ndaj këtë verë, Mourinho afroi në ekip Romelu Lukaku, Victor Lindelof dhe Nemanja Matic. Gjithsesi, Superkupa e Europës dëshmoi se United ka ende nevojë për përforcime, pas disfatës 2-1 ndaj Real Madrid. Pikërisht në këtë kuadër, raportimet nga franca bëjnë me dije se përforcimi i katërt te United mund të mos jetë aq larg sa duket.

Korespondenti i ESPN dhe Goal, Loic Tanzi, raporton se Manchester United ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin e PSG, Serge Aurier. Nuk është hera e parë që Aurier është përmendur në lidhje me një transferim të mundshëm te United, por për të parën herë flitet për një kontratë 5-vjeçare, për të cilën mësohet se është rënë dakord mes klubit dhe futbollistit. Normalisht tani mbetet të realizohen tratativat me klubin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, që nuk duket e vështirë, pasi PSG e është i gatshëm ta shesë Aurier për ofertën e duhur.

Më shumë nga Futboll