• Manchester United del me barazim nga fusha e vështirë e Rostov

    Publikuar: 9 Mar 9:00

    Manchester United dominon por nuk arrin të dalë nga fusha e ashpër e Rostov me fitore teksa miqtë barazuan me anë të Bukharov pasi Henrikh Mkhitaryan gjeti golin e avantazhit gjatë pjesës së parë. Një ndeshje pa shumë momente kulmore, pa raste për gol dhe duke parë fushën dhe ndërhyrjet e rusëve ajo i ngjante një sfide të viteve 60-të apo 70-të. Gjithsesi barazimi nuk është i keq për Djajtë, të cilët me një fitore në Old Trafford ose barazim pa gola mund të kalojnë në fazën tjetër.

    Padyshim që nuk është një nga ndeshjet më të bukura të Manchester United teksa fusha e Rostov nuk të lejon shumë hapësira të shfaqësh aftësitë teknike. Rastet për gol mungojnë, si për vendasit ashtu edhe për miqtë.

    Surpriza vjen nga Jose Murinho, i cili mbase për të parën herë ka përdorur tre mbrojtës në prapavijë. Një inspirim nga Conte? United kontrollon ndeshjen por i duhet gjysmë ore lojë për të krijuar një mundësi të mirë shënimi e cila shfrytëzohet në maksimum nga lojtari i rikthyer nga dëmtimi Henrikh Mkhitaryan.

    Fellaini ul një top të gjatë dhe pason drejt Ibrahimovic i cili ia kalon armenit që pa shumë vështirësi shtyn topin në rrjetë duke kaluar të tijtë në avantazh. Ekipet futen në fushë me rezultatin 1:0 për miqtë por avantazhi i Djajve nuk zgjat edhe shumë pas pushimit.

    Në minutën e 53-të vendasit barazojnë rezultatin nga hiçi. Pas një krosi të shkëlqyer të Kalachev, Bukharov gjen pak hapësirë brenda zonës dhe me goditjen e tij arrin të mundë portierin Romero. United ishte duke dominuar ndeshjen megjithëse fusha dhe ndërhyrjet e lojtarëve të Rostov janë njësojë të ashpra.

    Tashmë erdhi edh goli i pafat. Minutat kalojnë por rastet nuk ekzistojnë nga të dyja anët e fushës. Ndeshja duket sikur do të përfundojë në barazim. Dhe ashtu është, United del nga fusha me një barazim, një rezultat i pranueshëm për djemtë e Jose Mourinho.


    Lexo postimet e tjera