Connect with us

Futboll

Manchester United është “macja e zezë” për Southampton

Southempton do të presë Manchester United në “St.Marry” në ndeshjen e parafundit për të dyja skuadrat në këtë edicion të Premier League. “Shenjtorët” mbajnë vendin e nëntë me 45 pikë dhe nuk kanë më asgjë për të kërkuar nga ky sezon, ndërsa “djajtë” janë në vendin e gjashtë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Europa League, nëse nuk e fitojnë finalen e këtij edicioni të “kupës së vogël” kundër Ajax.

Southampton manager Claude Puel has faced speculation about his future at St Mary's

Sulmuesi i Southampton, Charlie Austin, mund të luajë ndeshjen e parë që nga muaji dhjetor, sepse prej kohësh është kthyer në stërvitje. Trajneri Claude Puel po i jep mundësi të gjithë futbollistëve dhe bëri shtatë ndryshime në ndeshjen e kaluar kundër Middlesbrough. Nga ana tjetër, Jose Mourinho ka garantuar se në portë do të jetë Romero, ndërsa qendërmbrojtësi Daley Blind do të pushojë për të qenë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit të sezonit kundër Crystal Palace dhe Ajax. Paul Pogba sapo është rikthyer pas tragjedisë familjare ku humbi të atin, por Marouane Fellaini është i gatshëm pasi është rikthyer nga dëmtimi.

Jay Rodriguez celebrates with Ryan Bertrand away at Middlesbrough last week

Southampton nuk ka fituar në asnjë nga tetë ndeshjet e fundit kundër Manchester United në shtëpi. Suksesi i tyre i fundit daton në gusht 2003. Manchester United ka humbur vetëm 7 nga 35 ndeshjet e fundit kundër “shenjtorëve”. Katër nga pesë golat e fundit të United kundër Southampton i ka shënuar Zlatan Ibrahimovic, aktualisht i dëmtuar. Vetëm Sunderland, që ka rënë një kategori më poshtë, ka shënuar më pak gola se Southampton në këtë sezon, 17.

The 35-year-old was ruled out for the rest of the season after picking up the injury last month 

Ndeshjet e Premier League në “St Mary”, në këtë sezon, kanë prodhuar 37 gola, vetëm në “Old Traford, 36 gola, ka pasur më pak. Skuadra e Puel ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtur në shtëpi për të gjitha veprimtaritë. Southampton nuk ka fituar asnjë nga ndeshjet kundër gjashtë ekipeve të para të renditjes.

Marcus Rashford is happy to be playing under Manchester United boss Jose Mourinho

Manchester United, që vjen nga dy humbje radhazi, nuk ka humbur në tre takime të njëpasnjëshme që nga dhjetori 2015, nën drejtimin e Louis van Gaal. Ata kanë arritur 17 fitore në këtë kampionat dhe kanë nevojë për t’i fituar të dy ndeshjet e fundit për të mos vënë rekordin negativ për numrin më të vogël të fitoreve që nga viti 1990 në harkun e një kampionati (19).

Manchester United manager Jose Mourinho (Martin Rickett/PA)

Manchester United ka marrë më shumë pikë jashtë fushe sesa në “Old Trafford”, gjatë këtij sezoni. 34 pikë në 18 ndeshje në transfertë dhe 31 pikë në 18 ndeshje në shtëpi. Ndërkohë, Wayne Rooney do të ketë përballë një nga ekipet e rralla që nuk i ka shënuar kurrë me fanellën e Manchester United. Goli i tij i vetëm kundër Southampton ka qenë në shkurt 2004 kur luante me Everton.

Image result for rooney

Southampton – Manchester

Formacionet e mundshme:

Southampton: Forster, Soares, Yoshida, Stephens, Bertrand, Romeu, Davis, Ward-Prowse, Redmond, Boufal, Gabbiadini.

Manchester United: Romero, Valencia, Smalling, Pereira, Darmian, Herrera, Fellaini, Lingard, Mata, Mkhitaryan, Rashford.

[interaction id=”591b487b6e87377457e38886″]

Më shumë nga Futboll