Futboll

Manchester United futet në garën 200 milionë euroshe për Kane…

Manchester United futet në garën 200 milionë euroshe për Kane…

Manchester United e kanë vënë Harry Kane në qendër të objektivave të merkatos për verën e ardhshme dhe do të luftojnë me Real Madrid për të marrë shërbimet e tij. Shtypi në Spanjë ka shkruar se Real Madrid do të ofrojë 200 milionë euro për sulmuesin e Tottenham. Ndërkohë, sipas “The Sun”, United është gati të paguajë të njëjtën shifër, teksa trajneri Jose Mourinho është prej kohësh admirues i qendërsulmuesit, të cilin kërkon ta marrë në “Old Trafford”.

Tottenham striker Harry Kane is of interest to Real Madrid and Manchester United

Sulmuesi i Anglisë ka shënuar 15 gola në 13 ndeshje zyrtare të luajtura në këtë sezon, mes klubit dhe kombëtares, pavarësisht se nuk shënoi në tre ndeshjet e para. Në total, Kane ka shënuar 84 gola në 120 ndeshje në Premier League me fanellën e Tottenham. Në qershorin e ardhshëm Zlatan Ibrahimovic do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale dhe Jose Mourinho do të kërkojë një qendërsulmues që ta zëvendësojë. Pritet që Kane të emërohet si kapiteni i Anglisë nga trajneri Gareth Southgate, gjatë Kupës së Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi.

United are reportedly ready to offer £170million to try and sign Kane from Tottenham

24-vjeçari ka qenë kapiten në të dy ndeshjet e fundit të Anglisë kundër Sllovenisë dhe Lituanisë, ku ka shënuar golat vendimtarë në fitoren 1-0. Manchester United është në vendin e dytë të Premier League me 19 pikë, pas 7 ndeshjes, ndërsa Tottenham është një shkallë më poshtë por ka pesë pikë më pak. Të besuarit e Mourinho do të luajnë në “Anfield”, ditën e shtunë, ndërsa Tottenham pret Bournemouth në “Wembley”.

Më shumë nga Futboll