Futboll

Manchester United kërkon sulmuesin e Real Madrid

Manchester United kërkon sulmuesin e Real Madrid

“Don Balon” ka shkruar se Manchester United do të bëhet skuadra tjetër në merkato që do të imitojë Paris Saint-Germain, duke e përqendruar merkaton te një shpenzim i madh, për një futbollist të vetëm. Pasi ka blerë Paul Pogba për 100 milionë euro, kur Jose Mourinho mori drejtimin e ekipit, “djajtë” po bëhet gati ta shpenzojnë këtë shifër gjatë verës së ardhshme. Objektivi i tyre kryesor është 21-vjeçari i Real Madrid, Marco Asensio.

Image result for marcos asensio

“Vetëm Messi e ka të majtën më të mirë se Asensio,” – ka thënë trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, për lojtarin që ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje për “Los Blancos” në këtë sezon. Mbetet për t’u parë nëse Reali do të privohet nga futbollisti që ka në kontratë deri në vitin 2021 dhe nga shumë specialistë konsiderohet se sulmuesi i ardhshëm i “Los Blancos”, për dekada me radhë. Një gjë është e sigurt, sipas ‘”Don Balon”, United do të telefonojë Real për Asensio.

Më shumë nga Futboll