Futboll

Manchester United, “Old Trafford” mund të ndryshojë emër për 30 milionë

Një analizë e kohëve të fundit ka evidentuar se si Manchester United është klubi më i pasur në botë. Agjë e re, port ë shohësh një klub përpara kolosëve historikë si Barcelona apo Real Madrid, ose formacioneve të fundit si Manchester City dhe PSG, bën gjithmonë përshtypje. Gjithsesi nuk është një gjë e re që kush është i pasur dëshiron të bëhet edhe më i pasur. Pikërisht këtu ekziston një tjetër tabu gati për tu thyer, pas asaj që u pa të pranohej nga Barcelona, tashmë prej disa vitesh, për të stampuar një sponsor në fanellë.

Tundimi i United është ai që të heqë dorë nga emri historik i stadiumit “Old Trafford”, për ta lidhur atë me emrin e një sponsori. Nuk do të ishte një risi, pasi të njëjtën gjë kanë bërë në Angli edhe klube të tjera të mëdha si Arsenal dhe Manchester City. Do të ishin kështu tre të mëdhenj të Anglisë që do të kishin zgjedhur të njëjtën opsion pasurimi, me “Emirates Stadium”, “Etihad Stadium”, por si të heqësh dorë kaq lehtësisht nga madhështia e “Old Trafford”?

Rezultate imazhesh për old trafford

Do të jenë drejtuesit më të lartë të “Djajve të Kuq” ata që do të vendosin mbi fatin e emrit të stadiumit, nëse do të mbajnë atë tradicional, apo të pranojnë emrin e një sponsori. Nëse do të zgjidhej “pagëzimi” i stadiumit, atëherë Manchester United do të shndërrohej në skuadrën më të paguar në Premier League edhe për të drejtat e emrit, me plot 30 milionë në vit, kundrejt 10 milionëve të City. Tridhjetë milionë padyshim nuk spostojnë bilancin e një klubi kaq të rëndësishëm, por për të kulmuar diferencën me komshinjtë e Manchester, bëhet edhe më shumë se kaq.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll