• Manchester United parashikon fitime rekord për sezonin 2016/17

    Publikuar: 16 May 4:09

    Manchester United është duke u paraqitur më mirë jashtë fushe se brenda saj dhe tani parashikohet një fitim rekord deri në 650 milionë euro këtë vit. Të besuarit e Jose Mourinho janë në vend të gjashtë të Premier League dhe kanë për të luajtur një finale të Europa League javën tjetër. Por megjithëse Djajtë kanë vuajtur në kampionat dhe janë jashtë Champions League, United ka rritur përfitimet vjetore që përfundojnë më 30 qershor të 2017. United ka pësuar rritje sidomos gjatë çerekut të tretë të sezonit ku ekipi ka qenë në një formë të mirë.

    Image result for manchester united

    Klubi arriti një fitim rekord vitin e kaluar me 220 milionë euro, dhe pritet që këtë vit duke hequr taksat të fitojnë rreth 225 milionë euro. “Teksa po i afrohemi fundit të sezonit, jam i lumtur që kemi marrë dy trofe deri tani, dhe me zi po pres të luajmë në finalen e Europa League, trofeu i vetëm që nuk kemi fituar. Parashikohet të jetë një vit më i mirë financiar dhe kjo është diçka e mirë. Shpresojmë të mbyllim mirë sezonin 2016/17, si brenda ashtu edhe jashtë fushe,” shprehet vz.presidenti i United Ed Woodward.

    [interaction id=”591b04bc6e87377457e386ce”]


    Lexo postimet e tjera