Futboll

Manchester United “rrëmben” talentin e Espanyol

Manchester United ka bërë lëvizjen e parë në merkato, duke arritur marrëveshjen për blerjen e futbollistit të talentuar të Espanyol, Arnau Puigmal, 16 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “Sport” sipas të cilës “djajtë” kanë siguruar shërbimet e “yllit” të Akademisë së Espanyol, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Jose Mourinho në sezonin e ardhshëm. Nuk dihet nëse Puigmal do të aktivizohet me ekipin e parë apo me moshat e United, por ajo që dihet është talenti i tij që ka bindur drejtuesit e United, pas paraqitjeve që ka bërë me Espanyol Cadete A.

Manchester United have reportedly agreed a deal to sign Espanyol wonderkid Arnau Puigmal

Shtypi ka shkruar se për 16-vjeçarin është gati një kontratë shumë tërheqëse me një plan të qartë të periudhës së tranzicionit derisa të jetë gati për debutimin në “Old Trafford”. Me afrimin në akademi të këtij talenti, United synon të jetë në nivelin e Manchester City, që bashkë me Chelsea, mund të konsiderohet si akademitë më cilësore në Angli. Puigmal u regjistrua në Akademinë e Espanjol kur ishte 10-vjeç. Ai është një mesfushor qendre tipik, i fortë dhe shumë i aftë me topin. Puigmal është pjesë e Spanjës U-17.

Më shumë nga Futboll