Merkato

Manchester United tenton të “rrëmbeje” talentin e Barcelona…

Barcelona nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me talentin Nico Gonzalez dhe shumë shpejt mesfushori i ekipit U-17, që vitin e ardhshëm pritet të kalojë te U-19, do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

16-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Akademisë së Barcelonës dhe drejtuesit katalanas kanë nxituar t’i propozojnë një kontratë profesionist, por lojtari nuk ka firmosur dhe sipas gazetës “Sports”, pas këtij veprimi fshihet Manchester United.

Edhe Manchester City është interesuar për lojtarin, por i ati i tij është mik i ngushtë me David Harrison, që dikur ka punuar për City, por tani është shefi i vëzhguesve të United.

United ishte pranë marrjes së Mario Soriano nga të rinjtë e Atletico Madrid, por ky i fundit zgjodhi ta vazhdojë karrierën në Francë, kësisoj Nico Gonzalez është bërë objektivi kryesor i “djajve”.

Më shumë nga Merkato