Futboll

Mancini: Ai është e vetmja siguri e Italisë…

Në prag të ndeshjes së tij të parë si trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite, “strategu” i ri i Italisë, Roberto Mancini, nuk fsheh emocionet dhe tregon: “Eshtë një emocione ndryshe nga më parë, i veçantë. Mendoj se është emocioni më i madh i gjithë karrierës që kam pasur si trajner dhe si futbollist. Cilit dua t’i ngjaj? Ndonjërit prej tyre që ka fituar Kupën e Botës.”

Tre miqësoret do të luhen në harkun e pak ditëve dhe kësisoj, Mancini do të ketë nevojë të administrojë forcat e lojtarët, ku një nga më të priturit është Mario Balotelli. Mancini shpjegon: “Mario ka shprehur dëshirën për të luajtur kundër Francës më 1 qershor. Të shohim, unë e kam grumbulluar sepse është i aftë dhe mund të drejtojë sulmin tonë.”

Në fund, trajneri “axurr” pohoi: “Për momentin, e vetmja siguri që kam për formacionin është Donnarumma.”

Më shumë nga Futboll