RUSI 2018

Mandzukiç: Luanët e vërtetë ishim ne, luftëtarë edhe në finale

Heroi i ndeshjes, Mario Mandzukiç, thotë se kualifikimi për në finalen e Kupës së Botës ishte një “mrekulli”, pasi Kroacia mposhti Anglinë 2-1 në gjysmëfinalen e së mërkurës, në stadiumin Luzhniki.

Kieran Trippier dhe Ivan Perisic shënuan në kohën e rregullt, përpara se sulmuesi i Juventusit të vuloste me golin e tij suksesin e ballkanasve në minutën e 109-të. Ky ishte goli i tij i dytë në këtë turne.

Fitorja e vendos Kroacinë në finale, kundër Francës, të dielën, teksa Mandzukiç, 32 vjeç, tha se vendi i tij tregoi guxim të madh ndaj “Tre Luanëve”: “Kjo është një mrekulli, vetëm ekipe të shkëlqyera mund të jenë aq të guximshme, sa ne, që të bëjë një luftë të tillë kundër Anglisë.

Jam i kënaqur me performancën time në të gjitha ndeshjet, jam këtu për ekipin, më pëlqejnë këto ndeshje. Ishim nën presion ndaj Danimarkës dhe Rusisë, por të gjithë e panë atë që bëmë sot. Ne ishim si luanë dhe do të jemi të njëjtët në finale. Ne e shijuam lojën”.

Më shumë nga RUSI 2018