Premier League

Mane fundos Tottenham në 138 sekonda

Liverpool ka rritur të marrë fitoren e parë në vitin 2017-të dhe e ka bërë këtë në një ndeshje të rëndësishme. Skuadra e Klopp, që nuk ka marrë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në Premier League, ka fituar me rezultatin 2-0 kundër Tottenham, një nga ekipet me në formë të futbollit anglez në këtë moment. Një rezultat ky që ka dërguar “Të Kuqtë” në vendin e katërt në kampionat, në kuotën e 49 pikëve, dhjetë më pak se vendi i parë që mbahet nga Chelsea, por vetëm një larg vendit të dytë dhe të tretë që mbahen respektivisht nga Tottenham dhe Arsenal. Ky pozicionim i Liverpool mund të jetë i përkoheshëm, duke parë se Manchester City, që mban vendin e pestë në renditje me po aq pikë sa ekipi i Klopp, do të luajë të hënën në fushën e Bournemouth.

 

 

Ndeshja është vendosur në harkun e dy minutave, më saktësisht në 138 sekonda, kur Mane në fillim ka goditur dhe më pas ka fundosur skuadrën e Mauricio Pochettino, që është paraqitur në këtë ndeshje me tri fitore dhe dy barazime të marra në pesë ndeshjte e fundit të Premier League, por që nuk fiton në “Anfield” që nga viti 2011. Takimi është zhbllokuar në minutën e 16-të kur Mane ka marrë një pasim të bukur nga Wijnaldum dhe, pasi ka dalë i vetëm para Lloris, nuk ka gabuar. Në të 18-ën, sulmuesi senegalez ka përfituar nga një rrëmujë e krijuar në zonën e londinezëve dhe ka mposhtur për herë të dytë Lloris, duke mbyllur takimin dhe duke i dhuruar Liverpool një fitore shumë të rëndësishme.

Standings provided by Sofascore LiveScore


 

Më shumë nga Premier League