Connect with us

Premier League

Mane “hero”, Liverpool fiton derbin me Everton

Java e shtatëmbaëdhjetë e Prermier League është mbyllur me një barazim pa gola, të regjistruar në derbin e Liverpulit mes Everton dhe “Të Kuqve” të Jurgen Klopp. Një rezultat ky që favorizon Chelsea-in dhe Manchester City-in. Të parët kanë çuar në tetë pikë diferencat me Liverpool, një nga rivalët e mundshëm për titull, të dytët mbeten në vendin e dytë, me një pikë më shumë se skuadra trajnerit gjerman.

Java e shtatëmbaëdhjetë e Prermier League është mbyllur me një fitore në sekondën e fundit, të regjistruar në derbin e Liverpulit mes Everton dhe “Të Kuqve” të Jurgen Klopp. Kanë qenë miqtë ata që kanë arritur të marrin tri pikët në minutën e 95-të falë një goli të Saido Mane dhe të rimarrin vendin e dytë që ishte marrë përkohësisht nga Manchester City.
 

 

Pjesa e parë e derbit të zhvilluar në “Goodison Park” ka qenë për t’u harruar me dy skuadrat që nuk kanë arritur të bëjnë asnjë goditje në kuadratin e portës. Origi ka pasur një rast të pastër në minutën e 37-të, por goditja e tij ka përfunduar sipër traversës. Pjesa e dytë ka filluar me miqtë që janë hedhur në sulm nga minutat e para, duke vënë në vështirësi mbrojtjen vendase. Në minutën e 50-të Milner ka dhënë një pasim të saktë për Firmino, i cili, i ndodhur i vetëm përballë portierit Stekelenburg, ka gabuar. Më pas ka ardhur radha e Romelu Lukaku-t të shkojë afër golit, por goditja e tij me kokë ka përfunduar për pak jashtë.

 
Në minutën e 64-t vendasit kanë humbur portierin Stekelenburg, i cili është zëvendësuar nga Robles, që në minutën e 80-të ka bërë një pritje të jashtëzakonshme pas një goditje të fluturimthi të Firmino-s brenda zonës së rreptësisë. Momenti që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 95-të, me arbitrin e takimit që ka akorduar 8 minutave shtesë. Goditja e Sturridge është ndalur nga shtylla, por te topi ka mbërritur i pari Mane, i cili nuk ka gabuar dhe i ka dhuruar tri pikët Liverpool, që ka ruajtur diferencën prej 6 pikësh me Chelsea-in kryesues.

Standings provided by Sofascore LiveScore


 

Më shumë nga Premier League