Futboll

Mane pezullohet 3 ndeshje për ndërhyrjen kamikaze, Liverpool apelon vendimin

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, që ditën e shtunë u largua nga fusha me karton të kuq në humbjen turpëruese 0-5 që “reds” pësuan në fushën e Manchester City, është dënuar me 3 ndeshje nga komisioni i disiplinës pranë Federatës Angleze të Futbollit. Ndëhyrja e tij e rëndë karshi portierit të “qytetarëve” Ederson në fundin e pjesës së parë është konsideruar e rëndë nga komisioni, që i ka dhënë një dënim ekzemplar sulmuesit.

Video / Ja nderhyrja e çmenduar e Mane ndaj portierit Ederson

Portieri i Manchester City u largua me barrelë nga fusha dhe mbante në fytyrë një maskë që e ndihmonte për të marrë frymë pas goditjes me shkelm që Mane i bëri në fytyrë, në përpjekje për të kapur topin. Ky vendim i Federatës do të apelohet nga skuadra e Liverpool, që ka bërë me dije se kartoni i kuq dhe dënimi me 3 ndeshje është i tepruar, pasi lojtari nuk e pa portierin. Skuadra e Klopp shpreson që dënimi të ulet në 1 apo 2 ndeshje.

Salah ngushellon Mane pas kartonit te kuq

Më shumë nga Futboll