Futboll

Maradona: Mungesa e Italisë, më e madhja në historinë e Botërorëve!

Maradona: Mungesa e Italisë, më e madhja në historinë e Botërorëve!

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, e ka cilësuar dështimin e Italisë në eliminatoret e Kupës së Botës si “një nga mungesat më të mëdha” në historinë e futbollit ndërkombëtar. Katër herë kampionët e botës nuk arritën të marrin një vend në fazën finale, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi, pasi u eliminuan nga Suedia në “play off”, me rezultatin e përgjithshëm 1-0. Kanë kaluar 60 vjet nga hera e fundit që Italia nuk ka luajtur në një kampionat botëror.

Image result for buffon

“Më vjen shumë keq që Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës. Italianët e bëjnë shumë tërheqëse këtë veprimtari dhe mendoj se kjo është një nga mungesat më të mëdha në historinë e kampionateve botërore, – deklaroi Maradona. – E pashë ndeshjen. Italia luajti ashtu si donte Suedia, me krosime. Suedezët kishin qendërmbrojtës gjigantë. Eshtë shumë e trishtë që nuk do e shohim Italinë në Rusi. Kjo tregon se eliminatoret po bëhen gjithnjë e më të vështira.”

Më shumë nga Futboll