Connect with us

RUSI 2018

Maradona: Pa Messin, Argjentina rrezikon “Botërorin 2018”

Legjenda e futbollit të Argjentinës, Diego Maradona, dyshon nëse kombëtarja e tij mund të kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës 2018, me Lionel Messin e pezulluar.

 

Legjenda e futbollit të Argjentinës, Diego Maradona, dyshon nëse kombëtarja e tij mund të kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës 2018, me Lionel Messin e pezulluar. Dy herë kampionia e botës ndodhet në vendin e pestë (vend për “play-off”) në fushatën kualifikuese në vazhdim, pasi ka fituar vetëm 6 nga 14 ndeshje. Messi është pezulluar me 4 ndeshje nga FIFA, për fyerjen e arbitrit. Më pas ishte humbja 2-0 ndaj Bolivisë, që çoi në largimin e trajnerit Edgardo Bauza.

Maradona, një herë fitues i Kupës së Botës 1986, në të tilla kushte, ngre pyetjen nëse Argjentina mund të kualifikohet për “Rusia 2018”. “Ne jemi të dehur, – i tha ai “Radio Rivadavia”. – Pa Messin, kualifikimi është në dyshim”. Argjentina ende duhet të emërojë zëvendësuesin e Bauza, ndërsa katër kualifikueset e mbetura do të luhen kundër Uruguajit, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.

Më shumë nga RUSI 2018