• Maradona “qytetar nderi” del kundër Icardi!!!

    Publikuar: 11 Jan 5:55

    “Nuk ka vend për Icardi në kombëtaren tonë.” Kapitulli i fundit i betejës personale mes Diego Armando Maradona dhe kapitenit të Inter është konsumuar në kolonën e gazetës argjentinas “La Nacion”. Ish-trajneri i Argjentinës deklaroi: “Në vend të Icardi është më mirë Baza Vera (ish-futbollist që ka luajtur deri 44 vjeç). Ai nuk duhet të jetë zgjedhja e katërt në sulmin, por e shtata. Menaxherja e tij ka pasur një bisedë me trajnerin Bauza, por mua personalisht më pëlqen shumë Pratto, apo talente të tjerë dhe jo dikush si Icardi.”

    Ndërkohë, dy këshilltarë në Bashkinë e Napolit, Stefano Buono dhe Marco Gaudini, kanë propozuar ta bëjnë Diego Armando Maradonën qytetar nderi, të hënën e ardhshme kur argjentinasi të vizitojë teatrin San Carlo: “Historia e “Pide de Oro” është e njohur për të gjithë dhe është një thesar për Napolin dhe për këtë sport, – lexohet në kërkesën e formalizuar nga Buono dhe Gaudini -. Lidhja e tij e fortë me qytetin vazhdoi edhe kur u largua. Edhe pse Maradona nuk ka lindur në Napoli, është napolitan i mirëfilltë dhe nuk është normale që nuk është bërë akoma qytetar nderi.”

    [interaction id=”58766124122b4b812e1439c9″]


    Lexo postimet e tjera