Atletikë

Maratona e Bostonit, një amatore renditet e dyta dhe fiton 75 mijë dollarë

Kampionia olimpike Desiree Linden fitoi maratonën e Bostonit, një nga garat tradicionale në botë, duke u bërë edhe sportistja e parë amerikane që fiton këtë turne pas vitit 1985. Por surprizë ishte vendi i dytë i kësaj gare, ku u klasifikua një sportiste amatore, Sarah Sellers, e cila përshkoi distancën prej 42km në kohën 2h44’07”. Sellers e mbylli garën 4 minuta pas fitueses, por fakti që jnjë amatore renditet e dyta ka befasuar të gjithë, pasi ajo la pas mjaft atlete profesioniste, sidomos nga Afrika, që janë profesioniste dhe fituese në distanca të tilla.

Sellers, e cila është një infermiere në profesion, merrte pjesë për herë të dytë në një maratonë. Ajo pat garuar në Utah pak kohë më parë, në një garë kualifikuese për të marrë pjesë në maratonën e Bostonit. Edhe pse kur ka qenë e re ka marre pjesë në gara të tilla në kolegj, ajo është një emër i panjohur në tletikën profesioniste. Sarah Sellers pagoi tarifën prej 185 dollarësh ditën e hënë, pak orë para fillimit të garës, por në fund u largua me një shumë prej 75 mijë dollarësh, shumë që merr vendi i dytë i maratonës.

Më shumë nga Atletikë