Atletikë

Maratona e Tiranës, 2.500 garues nga 40 shtete të botës “pushtojnë” kryeqytetin

Nesër paradite, do të zhvillohet edicioni i dytë i Maratonës së Tiranës, një event që organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe ku këtë vit do të marrin pjesë mbi 2,500 garues nga 40 vende të botës. Një event i rëndësishëm që promovon edhe turizmin në kryeqytetin shqiptar, teksa janë marrë masat që gjithçka të shkojë më së miri gjatë këtij aktiviteti. “Maratona e Tiranës do të jetë një festë sportive”, tha Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, që konfirmoi se tashmë ky event është çertifikuar nga ndërkombëtarët.

Nga edicioni i pare i Maratonës së Tiranës

Në këtë event do të marrin pjesë garues nga Azija, Amerika Latine, Afrika e natyrisht nga shumë shtete të Europës e Amerika, duke e kthyer Tiranën në epiqendrën e atletikës botërore për një ditë. Maratona, ashtu si edhe vjet, do të zhvillohet në disa kategori, duke nisur nga amatorët, te profesionistët dhe për persona me aftësi të kufizuara. Ndaj dhe distanca për secilën kategori do të jetë ndryshme, duke nisur nga 5km (një xhiro rreth bulevardit dëshmorët e Kombit dhe Zogu i Parë”, në 10km dhe në fund 21km për profesionistët, që do të shkojnë deri te “21 Dhjetori”.

Më shumë nga Atletikë