Sporte Mix

Marcel Hirscher shkruan historinë, fiton medaljen e parë të artë olimpike

Kampioni austriak Marcel Hirscher, pas 120 podiumeve në Kupën e Botës, 55 fitoreve dhe 6 titujve, pas 3 medaljeve të arta në Kampionatet Botërore dhe një argjendi në Olimpiadë, më në fund ia doli mbanë të fitojë edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike. Legjenda e garave me ski triumfoi sot në disiplinën e “të kombinuarës” (sllallom dhe super-gjigant) në “Pyeongchang 2018”, duke dominuar në pistë në të dyja zbritjet.

Ai dha kohën e përgjithshme 2’06”52, duke lënë pas dy rivalët francezë, Alexis Pinturault dhe Victor Muffat, respektivisht medalje argjendi dhe bronzi në Olimpiadë. Për sa i përket garës, ajo u zhvillua në një pistë më të shkurtër nga parashikimi, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, por kjo nuk ndaloi Hirscher të triumfojë dhe të bëjë realitet ëndrrën, duke fituar medaljen e parë të artë në një Olimpiadë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Sporte Mix