La Liga

Marcelo: Casemiro, një nga më të mirët në botë

Marcelo i ka thurur elozhe shokut të tij të skuadrës te Real Madrid, Casemiro, duke e përshkruar brazilianin si një prej mesfushorëve më të mirë në bote. Casmiero po luan një rol kyç në mesfushën e madrilenëve prej dy sezoneve, teksa ka luajtur 15 ndeshje në La Liga, në këtë sezon. Ai është një nga lojtarët më të nëvlerësuar të “Los Blancos” dhe falë aftësive të tij Luka Modric dhe Tony Kroos kanë qenë të lirë të ndihmojnë ekipin në fazën sulmuese. Marcelo ka folur për rritjen e madhe që ka pësuar Casemiro në vitet e fundit.

“Ai është përmirësuar shumë”, ka thënë mbrojtësi për “BeIN Sports”. “Ai punon shume dhe unë kam nderin të luajë në të njëjtin ekip me të. Është një nga mesfushorët më të mirë në botë”. Pavarësisht se ka munguar për disa javë në fillimin e sezonit, për shkak dëmtimi, Casemiro tani shpreson të jetë pjesë e formacionit të Real Madrid dhe ta nihmojë skuadrën që të kthehet te triumfi në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga La Liga