Futboll

“Marcelo është një shkelës…!”

Institucionet fiskale spanjolle kanë paraqitur një denoncim ndaj mbrojtësit të Real Madrid dhe të përfaqësueses së Brazilit, Marcelo, me akuzën për evazion fiskal që përllogaritet t’i jetë shmangur shlyerjes së detyrimeve në shumën rreth gjysmë milion euro, saktësisht 490.917,70. Shkelja financiare supozohet të ketë ndodhur në vitin 2013 dhe është e lidhur ngushtësisht me të drejtat e imazhit të futbollistit.

Imazh i ngjashëm

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, zyra e prokurorisë së Madridit ngarkon Marcelon me përgjegjësinë e shkelësit të detyrimeve financiare dhe për krijimin e një strukture financiare për të fshehur të ardhurat e siguruara nga shfrytëzimi i të drejtës së tij të imazhit. Sipas zyrës së hetimit, ndaj Marcelos për periudhën mes viteve 2007-2012 është aplikuar regjimi fiskal special për puntorët e huaj resident në Spanjë, arsye kjo pse braziliani ishte i detyruar të deklaronte dhe të taksohej mbi çdo të ardhur të siguruar në Spanjë.

Më shumë nga Futboll