Futboll

Marcelo: “Neymar do të luajë te Real Madrid!”

Në një intervistë të dhënë për “Esporte Interativo”, Marcelo i hap derën afrimit te Real Madrid të bashkëkombasit të tij, ish-yllit të Barcelonës, Neymar. Anësori i “Los Blancos” beson se braziliani që verën e kaluar u bë transferimi rekord botëror për kalimin te PSG, një ditë në të ardhmen do të luajë me klubin madrilen.

A do të përshtatej Neymar te Real Madrid?

“Do të përshtatej me siguri, do të ishte mirë nëse ai do të vinte te Real Madrid. Për mendimin tim, futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë te Real Madrid dhe unë mendoj se Neymar një ditë do të luajë për Real Madrid”.

Mund të konsiderohet si një finale e përshpejtuar përballja kundër PSG?

“Unë mendoj se po, pasi të gjithë po presin me padurim për ndeshjen. Një superndeshje kur Parisi vjen në një formë shumë të mirë, ka një ekip të madh dhe emra gjigant, ndërsa Real Madrid ka një emër madhështor, për shkak të historisë që ka. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje që të gjithë do të duan ta shohin”.

A është i pakënaqur Cristiano Ronaldo?

“Nuk mendoj ashtu, sepse nëse unë nuk do të isha i lumtur, atëherë nuk do të isha këtu. Ai bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën. Ai është një njeri i pjekur, që ka një pozitë shumë të fuqishme te Real Madrid, dhe bën gjithçka për t’i ardhur në ndihmë ekipit. Unë nuk mendoj se ai s’është i lumtur. E gjithë bota e di se çfarë është i aftë të bëjë ai, dhe se çfarë ka bërë, historinë që ka bërë te Real Madrid”.

 

Më shumë nga Futboll