Kampionatet në Europë

Marcelo nuk ka asnjë dilemë: Ai është lojtari më i mirë në botë…

Marcelo beson se Cristiano Ronaldo do ta udhëheqë më tej skuadrën e tij, teksa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi mbrëmë dhe pengoi që Real Madridi të provonte humbjen në La Liga, kundër Athletic Bilbao.

Në “Santiago Bernabeu”, kampionët spanjollë dhe europianë në fuqi barazuan 1-1, të mërkurën. Në fakt, “Los Blancos” ishin praktikisht shumë pak larg humbjes së gjashtë të sezonit në La Liga, pasi Inaki Williams kishte shënuar në minutën e 14-të, në kryeqytetin spanjoll.

Marcelo lavdëroi shokun e tij të skuadrës, pas barazimit. “Ai është lojtari më i mirë në botë, – tha Marcelo para gazetarëve, përpara gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. – Ne i dhamë të gjitha ato që kishim për të fituar.

Ky nuk është një rast për të qenë i ndryshëm në Ligën e Kampionëve. Ne nuk mund të humbasin besimin tonë në bazë të një ndeshjeje. E përsëris, bëmë gjithçka mundëm për të fituar. Kërkuam për të marrë tri pikët, por barazimi nuk e lëkund besimin tonë”.

Real Madridi do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën e ardhshme, në “Allianz Arena”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë