• Marchisio: Kupa e Italisë ishte vetëm fillimi…

    Publikuar: 18 May 8:31

    “Dy finale për t’u luajtur me maksimumin e përqendrimin sepse nuk mund të gabojmë.” Një ditë pas fitores në Kupën e Italisë, mesfushori i Juventus, Claudio Marchisio, e çon vëmendjen te dy ndeshjet e fundit të kampionatit dhe më pas te finalja e shumëpritur në Champions League. Të dielën, është ndeshje kundër Crotone. Me tre pikë, Juventus do të ishte matematikisht kampion i Italisë për herë të gjashtë radhazi.

    Rezultate imazhesh për Claudio Marchisio 2017

    “Gjatë këtyre orëve kemi shijuar fitoren ndaj Lazio, – tha mesfushori për mikrofonat e “Sky Sports”. – Pas ndeshjes së humbur 1-3 ndaj Romës folëm me njëri-tjetrin dhe si kemi bërë shpesh në këto vitet e fundit e dhamë menjëherë përgjigjen në fushën e lojës. Gjithmonë kemi ditur të reagojmë pas atyre humbje që na kanë “djegur”.”

    Rezultate imazhesh për Claudio Marchisio 2017

    Kur kanë mbetur edhe tre ndeshja nga fundi i sezonit, mundësia për të korrigjuar gabimet nuk ekziston. “Më parë, në fillim të sezonit, kishte kohë për të reaguar pas humbjeve, tani duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura për të realizuar synimin tonë. Kupa e Italisë ishte vetëm objektivi i parë, tani duam titullin në Serie A dhe trofeun e Champions League,” – tha Marchisio.

    [interaction id=”591cb6346a73779b6fcf97b0″]


    Lexo postimet e tjera