Connect with us

Futboll

Marco Reus, pasardhësi i Alexis Sanchez te Arsenal…

Arsenal ka nisur sulmin për të marrë sulmuesin e Borussia Dortmund, Marco Reus, nëse Alexis Sanchez do të largohet nga “Emirates Stadium”. Emri Reus, i cili vetëm në muajin e fundit është kthyer në fushë, pas një dëmtimi të gjatë, është lakuar disa herë në bllokun e shënimeve të drejtuesve të klubit londinez. Ai ka shënuar më shumë se 20 gola në dy nga tre sezonet e mëparshme me Dortmund dhe ka një kontratë me klubin gjerman, që zgjat deri në vitin 2019, por te Arsenal janë gati t’i ofrojnë 30% më shumë të pagës.

Reus has scored more than 20 goals in two of his three previous seasons at Dortmund

Trajneri i londinezëve Arsene Wenger nuk e ka fshehur asnjëherë se Marco Reus është i përzgjedhuri i tij, në momentin që Alexis Sanchez nuk do të pranojë rinovimin e kontratës. Kiliani, i ardhur nga Barcelona për 45 milionë euro në vitin 2014, duket se nuk do të pranojë 200 mijë euro në javë që do t’i ofrojnë “topçinjtë”, duke vendosur rekordin e klubit, sepse atij i ka ardhur një ofertë prej 500 mijë eurosh në javë nga Kina dhe në deklaratën e fundit që bëri tha se ndihej i stresuar nga jeta në Londër.

Duke folur për revistën zyrtare të Arsenal, Alexis Sanchez, pohoi: “Do të kisha dëshirë të shkoja në Londër dhe të haja diçka ose të pija me miqtë e mi, por nuk mund ta bëj. Mua më pëlqen të jetoj në shtëpi dhe kaloj pjesën më të madhe të kohës atje, sepse e kam të pamundur të eksportoj Londrën. Eshtë një qytet i zhurmshëm dhe i mbipopulluar. Eshtë shumë i madh dhe si rrjedhojë stresues. Pastaj, rutina jonë si futbollist gjithashtu na konsumon shumë energji. Luajmë shumë ndeshje, udhëtojmë shumë dhe sa herë kam pak ditë pushime dua të qëndroj larg stresit të Londrës.”

 

Më shumë nga Futboll