Europa League

Maribori zbarkon në Tiranë, trajneri slloven “kërcënon” Partizanin

Nesër luhet ndeshja e parë ë turit të parë eliminator të Ligës së Europës, mes Partizanit dhe Maribor të Sllovenisë, në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stermasi”. Sllovenët janë mbërritur në kryeqytetin shqiptar vetëm 59 minuta pas nisjes me çarter, ku edhe janë akomoduar, në pritje të zhvillimit të seancës stërvitore ambientuese në stadiumin e ndeshjes.

“Pres një lojë sfiduese, por në mënyrë të vendosur, shumë të mirë për ne, – ka thënë trajneri Darko Milanič për mediat sllovene, para se të fluturonte drejt kryeqytetit shqiptar. – E kemi studiuar lojën e kundërshtarit sa më shumë ka qenë e mundur. Djemtë i kanë marrë të gjitha informacionet. Eshtë e dukshme se rivalët kanë disa kohë duke luajtur së bashku.

Partizani ka mënyrën e vet për ta rrezikuar një kundërshtar. Ka lojtarë të shpejtë, ekip dinamik në sulm, lartësi të mjaftueshme për luftën në ajër dhe kompaktësi për t’u mbrojtur. Ne duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës, sepse kundërshtari ka shumë temperament.

Natyrisht, i kemi marrë masta dhe nuk kemi shumë dilema si do të luajmë. Kemi një strategji të qartë për t’iu kundërvënë Partizanit në fushën e vet. E kam përcaktuar formacionin startues, por sigurisht nuk do ta zbuloj.

Unë kam dëshirë të veprojmë si një ekip europian, me bilancin e të gjitha linjave. Ne duhet të jemi të durueshëm, të luajmë në mënyrë të zgjuar. Pa diskutim, duam të fitojmë. Tashmë dihen qëllimet e Mariborit në kualifikimet europiane”.

Më shumë nga Europa League