Futboll

Mark Iuliano: “Nga Ferri në Parajsë!”

Krejt i çliruar dhe në humor është shfaqur trajneri italian i Partizanit, Mark Iuliano, pas fitores së parë të siguruar në përfundim të javës së pestë të kampionatit të Kategorisë Superiore. Një fitore e veshtirë, e regjistruar me përmbysje në transfertë përballë Teutës, mes penalltisë së pritur, një në favor të shndërruar në gol superioritetit numerik, me kundërshtarin që e mbylli takimin me 9 futbollistë. Pavarësisht të gjithasve, trajneri Iuliano e përmbledh me pak fjalë: “Ishte një ndeshje që duhej fituar, kaq!”, ndonëse nuk pranon gabimet e shumta të ekipit të tij, por preferon më së shumti të mbahet te elementët pozitivë, sikurse ishte edhe kapërcimi i mallkimit të golit.

“Jam i kënaqur për shumë gjëra. Një sepse kam në dispozicion një ekip që ka karakter. Me këtë ndeshje shkuam nga ferri në parajsë, pasi u nis keq, me gabime të shumta duke u dënuar vetë, por duke përbysur më pak gjithçka. Në momentin që po vuanim më shumë shënuam golin dhe diçka u ndez. Në pjesën e dytë ekipi hyri shumë i karikuar në fushë në kërkim të fitores. Na u largua edhe mallkimi i golit. Ja dolim të realizonim golin e fitore. Në momentin e penalltisë në favor të Teutës nuk dija çfarë të mendoja. Ishin shumë gabime për të cilat duhet të mendoja, sidomos në momentet kur ekipi duhe të dilte në sulm, i dhuronim topa kundërshtarit. Më pas u sistemuam taktikisht dhe në fund mendoj se e dominuam ndeshjen. Sot duhejt të fitonim dhe kaq!”, u shpreh kreu i pankinës së kuqe, Mark Iuliano.

Më shumë nga Futboll