Argetim

Marka angleze përdor Southgate në vend të babagjyshit…

E mbani mend “It’s coming home” ose “Po vjen në shtëpi”,sloganin e përdorur nga kombëtarja e Anglisë në kampionatin botëror të lidhur ngushtë me jelekun që mbante gjithmonë veshur trajneri Gareth Southate?

E si mund të harrohet impakti i jashtëzakonshëm që pati në tifozerinë angleze. Jelekët në atë periudhe patën një rritje të “frikshme” të shitjeve dhe nga kjo shifër e ky impakt ka marrë spunto marka e veshjeve “notjust” në Angli.

Marketierët për t’u përballur me të njëjtën rritje të shitjeve të tyre, por në periudhën e Krishtlindjeve, kanë sjell këtë ide gjeniale.

Bluza të ngrohta me jelekun e Southgate të përshtatura për festën e Dimrit dhe mbrapa shkruhet “Krishtlindjet po vijnë në shtëpi”.

Të ardhurat nga shitja e kësaj bluzeje do të shkojnë për bamirësi dhe priten të gjenerohen 10.000 euro nga këto bluza. Gjithashtu, bluzat do t’ju dhurohen të pastrehëve.

Më shumë nga Argetim