Europa League

Marko Radas lojtari i ndeshjes në sfidën e Beogradit

Marko Radas lojtari i ndeshjes në sfidën e Beogradit

Marko Radas është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën Partizani Beogradit-Skënderbeu, që u fitua nga serbët me rezultatin 2-0. Mbrojtësi kroat i Skënderbeut ka marrë numrin më të lartë të votave në faqen zyrtare të UEFA-s.

Kroati ishte në formën e tij më të mirë mbrëmjen e së enjtes në Beograd, në sfidën e vlefshme për xhiron e katërt të Europa League. Radas ishte pothuajse i pa kalueshëm nga sulmuesit e skuadrës serbe.

Radasi fitoi disa duele me Tovambën apo Tosiç, ndërsa në rastin e të dy golave kroati nuk mund të fajësohet.

Në golin e parë Radas me shokë ishin pjesë e murit mbrojtës para goditjes së dënimit, por ata nuk lëvizën nga vendi pasi mendonin se topi mund të goditej nga poshtë, ndërsa goli i dytë ishte tërësisht faji i Lilaj dhe Shehit, që nuk u kordinuan si duhet me pasimet.

Gjithësesi në rastet e tjera, kroati Marko Radas ishte garanci për mbrojtjen e Skënderbeut, duke ndihmuar edhe mesfushën, me raste dhe sulmin.

Ajo që çaloi në lojën e Skënderbeut ishte maja e sulmit, e cila ndryshe nga herët e tjera, ishte e pa qartë dhe jashtë pritshmërive të kësaj ndeshje.

Më shumë nga Europa League