• Marku: Duhet ta nisim mbarë 2017-ën, ndaj Kukësit!

    Publikuar: 3 Jan 3:03

    Ndeshja e parë e Vllaznisë në këtë vit është ajo që do ta luajë në javën e tretë të janarit, ndaj Kukësit, në “Loro Boriçi”. Një sfidë delikate, sepse duke u luajtur në Shkodër, kuptohet që nuk lejohet ndonjë hap i gabuar. Kuqeblutë edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj kësaj skuadre, arritën t’i marrin pike, ndërkohë që tani, pse jo, do të tentohet edhe fitorja ndaj kryesuesve të kampionatit (çka do të ishte edhe disfata e parë për ta). Një gjë të tillë e premton edhe zëvendëskapiteni i Vllaznisë, mbrojtësi Antonio Marku, kur shprehet:

    Anti-Korabi, vetëm Marku në dyshim te kuqeblutë

    “Ajo çfarë premtoj unë për këtë ndeshje është se do ta japim maksimumin, për të kërkuar fitoren. Luajmë në fushën tonë dhe fitoret aty janë “detyrë shtëpie” ndaj çdo ekipi. Besoj se ka për të qenë një ndeshje shumë e luftuar. Uroj shumë që pas ndeshjes të jemi të kënaqur me pikët dhe lojën që do të zhvillojmë”. Marku ka kaluar një gjysëm të parë të sezonit ndoshta jo në më të mirën e tij, si pasojë e disa dëmtimeve që ka pasur.

    Marku shpëton prej operacionit, nis terapinë e rehabilimit

    Pikërisht ato e kanë detyruar që për disa takime të jetë i pamundur për të luajtur (madje e mbylli dhjetorin duke qenë me këto probleme), në disa edhe ka sakrifikuar për të qenë në fushë. Pikërisht për këtë, dëshira e parë që shpreh për vitin e ri, është ajo që ka të bëjë me dëmtimet: “Shpresoj t’i kem lënë njëherë e mirë prapa këto probleme dhe të kap sa më shpejt formën sa më të mirë, në mënyrë që t’i shërbej siç duhet skuadrës, stafit, tifozëve, sepse, në fund të fundit, ky është objektivi i çdo futbollisti.”

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera