Futboll

Marotta: “Dybala te Barcelona? Nuk mbërriti kurrë një ofertë zyrtare!”

Në përfundim të merkatos dhe me rastin e përballjes së parë të këtij sezoni në Champions League, pikërisht përballë Barcelonës,administratori i deleguar i Juventus, Beppe Marotta qartëson tratativat mes Barcelonës dhe Torinës, në lidhje me argjentinasin Paulo Dybala.

“Nuk na ka mbërritur kurrë një ofertë apo kërkesë direkte. E gjithsesi ne nuk kishim asnjë qëllim të shisnim futbollistin tonë. Përtej çdo shifre që katalanasit mund të ofronim, ishim të bindur që edhe këtë vit do të vishte fanellën e Juves, madje i shtuam përgjegjësinë duke i dhënë një numër të rëndësishëm”, sqaroi drejtuesi i lartë i skuadrës kampione të Italisë, i cili mendon se Juventus i këtij sezoni është më i fortë nga viti i kaluar: “Mendoj se kjo skuadër është e fortë, më shumë se vitin e kaluar, sepse kemi shtuar cilësinë”.

Më shumë nga Futboll