Futboll

Marotta: “Largimi i Higuain nga Juventus? Nuk ka asnjë kërkesë”

“Për Juventus, futbollistët janë të pashitshëm deri në momentin kur vetë ata nuk kërkojnë që të largohen. Në rastin e Higuain, edhe pse e dini që në këto momente ai ndodhet në Rusi për Kampionatin Botëror, nga ana e tij nuk na është paraqitur asnjëherë një kërkesë me qëllim për tu larguar”. Këtë deklaratë e ka bërë drejtuesi i lartë i klubit bardhezi, Beppe Marotta, gjatë ceremonisë së prezantimit të librit ‘Fundi i futbollit italian’, i Marco Bellinazzo.

Duke i dhënë fund, të paktën për momentin, thashethemeve mbi largimin e mundshëm të sulmuesit argjentinas, Marotta foli edhe për Emre Can: “Në lidhje me Emre Can jemi optimist. Kontaktet me përfaqësuesit e tij janë në rrugë të mbarë. Besojmë se brenda 10 ditëve të mund të konkludojmë transaksionin”, sqaroi administratori i deleguar i Juventus.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll