Kampionatet në Europë

Marotta: Nuk na tremb Reali dhe Barça për Dybala

Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Paulo Dybala nga klubi, edhe pse e ka të qartë se insistimi i Real Madridit dhe Barcelonës mbetet ende i lartë.

Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Paulo Dybala nga klubi, edhe pse e ka të qartë se insistimi i Real Madridit dhe Barcelonës mbetet ende i lartë. Dybala shënoi nga pika e bardhë në fitoren e Juves, 3-0 ndaj Bolonjës, të dielën, duke llogaritur se llogaria e argjentinasit është katër gola në Seria A, në 11 ndeshje të këtij sezoni. Dybala ka qenë i lidhur me dy gjigantët e La Liga, por Marotta tha se 23-vjeçari nuk ishte duke shkuar askund.

“Nuk kemi asnjë thirrje nga dy gjigandët e La Liga,- tha ai për “Mediaset Premium”. – Dua të theksoj se kemi një kontratë shumëvjeçare me Dybala. Menazherit të tij, disa muaj më parë, i kemi afruar përmirësimin e pagës së futbollistit, e cila është diçka e drejtë. Raportet tona janë shumë të mirë. Nuk kemi frikë se ai mund të largohet. Juve është një nga ekipet më të mira në botë dhe ky është një vend ku, pasi të mbërrini, nuk doni të largoheni më.” Dybala është i kontraktuar deri në mes të vitit 2020 me Juventusin, teksa bardhezinjtë janë katër pikë të qarta avancë nga të tjerët, në krye të Seria A. Fitorja ndaj Bolonjës ka vendosur një rekord, sepse Juventusi bëhet ekipi i parë në historinë e Italisë, që fiton 26 ndeshje radhazi në shtëpi, në Seria A.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë