Seria A

Marotta zgjedh armiqtë e Juves për të vazhduar, shpejt detajet

Giuseppe Marotta mbetet në Seria A. Presidenca e Federatës Italiane të Futbollit, e cila kurrë nuk e bindi plotësisht ish-menaxherin e Juventusit, ka tashmë “pronarin” e ri. Sipas “Tuttosport”, të gjitha gjasat janë që Marotta të largohet drejt Interit.

Steven Zhang mësohet se ka mbetur i impresionuar nga takimi i parë me Marotta-n, që u zhvillua në Milano, më 1 tetor. Drejtuesi në fjalë do të jetë zyrtarisht i lirë të enjten nga Bordi i Drejtorëve të Juventusit, gjatë mbledhjes së aksionarëve. Së shpejti, ai do të zgjidhë kontratën, që ende e lidh me Juventusin si menaxher i përgjithshëm. Menjëherë më pas, pritet që të zyrtarizohet nënshkrimi me Interin.

Në këtë moment është ende e paqartë se cili do të jetë roli i Marotta tek Interi, ku do të gjejë një ekip mjaft të fuqishëm menaxhues, të formuar nga Antonello, Gardini dhe Ausilio. Ndërkohë, bekim për ardhjen e Marotta tek Interi ishte edhe ish-presidenti Massimo Moratti, i cili, duke folur për “Radio Anch’io Lo Sport”, tha:

“Unë besoj që, nëse Interi forcohet nga pikëpamja menaxheriale, është gjithmonë mirë. Nuk është kurrë gabim të shkosh dhe të marrësh dikë, që ka atë përvojë dhe është një person i mprehtë në futboll, si Marotta”.

Më shumë nga Seria A