Connect with us

Moto GP

Marquez dhe Rossi, aleancë për të mundur Vinales

Në pistën e Austin zhvillohet ditën e diel gara e radhës së Botërorit të Moto GP, ajo e Çmimit të Madh të Amerikës. Pas dy garave të para, ai që po dominon kampionatin është spanjolli Maverick Vinales, që ka triumfuar dhe udhëheq me pikë të plota. Ndaj dhe për pilotët e tjerë shihet si kërcënimi kryesor, pasi një triumf edhe në Amerikë do ta bënte edhe më të vështirë rikuperimin. Sot, para fillimit të provave të lira, pilotët kanë kryer konferencën e zakonshme për shtyp dh era në sy një shtrëngim duarsh mes Marc Marquez (Honda) dhe Valentino Rossi (Yamaha). Dy pilotë “armiq” dhe rivalë, pasi marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë pas polemikave të sezonit 2015.

Piloti spanjoll Maverick Vinales

Por duket se këtë herë ata kanë gjetur diçka të përbashkët, një duel ndaj të njëjtit person, Vinales. “Për mua sezoni nuk ka nisur ashtu si duhet, ndaj mundësia e vetme në Amerikë është fitorja. Por e pranoj që Vinales është rreziku im numri një. Është i shpejtë dhe konstant në pistë, si në teste, ashtu dhe në provat zyrtare dhë në fund në garë”, u shpreh Marc Marquez, që kërkon të rikuperojë pikë në renditje. I të njëjtit mendim është Valentino Rossi, që ka një renditje më të mirë, pasi në dy garat e para është ngjitur dy herë në podium, por gjithnjë pas Vinales. “Është përshtatur mjaft mirë me Yamaha, ndaj është favorit edhe këtu. Duhet të jap maksimumin për të fituar dhe ngushtuar diferencën”, tha Rossi.

Më shumë nga Moto GP