Moto GP

Marquez dominon provat në Austri, shiu ndal pilotët

Marc Marquez me Honda ka dominuar sesionin e dytë të provave të lira të zhvilluar sot në pistën e Spielberg, në Austri, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Moto GP. Piloti spanjoll i Honda dha kohën 1’33”995, një kohë shumë e lartë, kjo kushtëzuar nga shiu dhe pista e lagur, ndërkohë që gjatë sesionit të parë kohët ishin 10 sekonda më të ulta dhe dominoi Ducati me Dovizioso e Lorenzo. Ndaj pilotët ishin më të kujdesshëm, për të evituar ndonjë aksident.

Pas Marquez u klasifikuan Redding me Aprilia e Petrucci me Dicati Pramac e pas tyre dy Ducatit të Lorenzo dhe Dovizioso. Zhgënjeu motori Yamaha, me Valentino Rossi që u klasifikua në vendin e 10-të, gati 3 sekonda më i avashtë se Marquez, ndërsa Maverick Vinales u rendit në vendin e 20-të. Duket se Yamaha ka shumë p;robleme e vështirësi në pistën austriake, pasi nuk po përshtatet sa duhet. Ndërsa Honda e Ducati janë më të shpejtë, si në kushtet e pistës së thatë ashtu dhe asaj të lagur.

Më shumë nga Moto GP