Moto GP

Marquez: Dua një Honda kompetitive për të mbrojtur titullin kampion

Marc Marquez, pasi mbrojti titullin kampion bote sezonin e fundit të Moto GP, kërkon që këtë gjë ta bëjë edhe vitin që sapo ka nisur edhe pse spanjolli i Honda mendon se për të ka për të qenë më e vështirë. “Nuk besoj se do të jenë vetëm Dovizioso e Lorenzo me Ducati pretendentë për titull, por edhe Yamaha. Besoj se Rossi e Vinales duan të hakmerren pas sezonit të kaluar, ndaj për mua nuk ka për të qenë e lehtë”, u shpreh Marc Marquez, 4 herë kampion bote në Moto GP.

Marquez kercenon me largim nga Honda vitin tjeter

Ndaj, piloti spanjoll i bën apel drejtuesve të Honda që t’i japin një motor të shpejtë dhe të fuqishëm, në mënyrë që të jetë sërish më i miri. “Unë besoj te puna që bëhet ne fabrikë dhe jam i bindur se do të kem një motor të mirë, që të më japë mundësi të mbroj titullin kampion. Nuk ka për të qenë aspak e lehtë, por përvoja e fituar në gjithë këto vite do të më ndihmojë t’ia dal mbanë”, deklaroi Marquez. në fund të janarit do të nisin provat e para sezonale dimërore në Moto GP.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Moto GP