Moto GP

Marquez: Dua të bëhem mik me Rossin, por nuk varet nga unë

Dua të rivendos paqen me Rossin, por jo gjithçka varet nga unë. pas asaj që ndodhi në vitin 2015, gjërat u zgjidhën, por aksidenti në Argjentinë këtë vit krijoi sërish një hendek të madh mes nesh. Ai aksident në garë u interpretua keq nga Rossi edhe pse kërkova ndjesë dhe u penalizova. Nuk e di se çfarë duhet të bëj tjetër që të rifitoj paqen me Valentinon”, u shpreh Marc Marquez, kampion bote në Moto GP dhe kryesues i këtij sezoni.

Më tej, piloti spanjoll i Honda shprehet: “Unë e admiroj shumë Rossin, pasi është 39 vjeç dhe arrin të bëjë gjëra që asnjë pilot tjetër nuk i realizon dot. Pyes veten se si ia del mbanë fizikisht, pasi është fiziku ai që ushqen edhe trurin, që motivon dhe na jep mundësi të fitojmë gara. E admiroj si pilot, por më vjen keq që marrëdhënia jonë ka të tilla krisje”, tha Marquez, që kryeson renditjen e Botërorit, me 46 pikë avantazh karshi Valentino Rossit.

Më shumë nga Moto GP