Moto GP

Marquez “hakmerret” në teste, më i shpejti në pistën e Brno

Nuk ka kohë për pushime në Botërorin e Moto GP, jo vetëm nga gara në garë, pasi të dielën do të garohet në pistën e Austrisë, por edhe për shkak se testet e lejuara verore kanë bërë që pilotët të zbresin në pistën e Brno (Çeki) pak orë pas përfundimit të garës. Marc Marquez me Honda dha kohën më të shpejtë në pistën çeke, duke ndalur kronometrin në 1’55”209, duke u hakmarrë disi për vendin e tretë në garën e së dielës.

Në vendin e dytë u rendit francezi Johann Zarco dhe në të tretin spanjolli Dani Pedrosa, me motorin tjetër Honda. Vetëm i katërti Andrea Dovizioso, që ditën e diel fitoi në pistën e Brno, ndërsa Valentino Rossi me Yamaha u klasifikua në vendin e shtatë. Gjatë testeve, skuadrat provuan një gomë të re që vendoset në pjesën e përparme, e cila pritet të përdoret sezonin e ardhshëm.Provat u karakterizuan nga rrëzimet e Iannone e Espargaro, por pa pasoja për pilotët.

Më shumë nga Moto GP