Moto GP

Marquez “harron” Rossin, sheh pilotët e Ducati si rivalët kryesorë

Marc Marquez beson se Valentino Rossi nuk do të jetë për shumë kohë në vendin e dytë të renditjes së Moto GP dhe, për pasojë, nuk ka për të qenë rivali më i rrezikshëm për pilotin spanjoll. Kryesuesi i Botërorit beson se do të jenë dy pilotët e Ducatit ata që do ta rivalizojnë në garën për titull dhe jo kolegët e Yamaha.

Duket qartë që Yamaha ka probleme dhe Rossi po përpiqet të bëjë maksimumin për ta mbajtur mes pretendentëve, por nuk besoj se do t’ia arrijë. Dy garat e fundit kanë treguar se Honda e Ducati kanë një ritëm tjetër, janë më të shpejtë se Yamaha, ndaj për mua Dovizioso dhe Lorenzo do të jenë rivalët më të rrezikshëm për titull”, tha Marquez.

Më tej, spanjolli shton: “Rossi ka përvojën dhe di të tregojë klasin e tij në çdo garë, por nuk ka një motor të shpejtë dhe kjo e penalizon. Gjithsesi, Botërori është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë, ndaj asgjë nuk i duhet lënë rastësisë. Unë përpiqem të fitoj çdo garë dhe të mos toleroj asnjë nga rivalët, as Rossin, që mbetet një kampion pavarësisht problemeve që ka”.

Më shumë nga Moto GP