Moto GP

Marquez i pakapshëm nga rivalët, “pole” edhe në Assen, Rossi i treti

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” në pistën e Assen (i dyti këtë sezon), aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP. Spanjolli dha kohën 1’32”791, një kohë mjaft e mirë e pilotit të Honda, që do ta nisë garën nga vija e parë së bashku me britanikun Cal Crutchloë (i dyti) dhe italianin Valentino Rossi (i treti).

Marquez tregoi edhe një herë se është i paarritshëm nga rivalët, por diferenca e tij me ndjekësit këtë herë është shumë e vogël, pasi britaniku është vetëm 47 të mijëtat më i avashtë e Rossi 59 të mijëtat më i avashtë. Çka tregon se rivaliteti nesër në garë ka për të qenë i madh dhe emocionet e garës të shumta.

Mirë u paraqit edhe Andrea Dovizioso me Ducati, i katërti, me 79 të mijëtat më shumë se Marquez, ndërkohë që zhgënjeu disi Jorge Lorenzo (fitues i dy garave të fundit) me motorin tjetër Ducati, që do ta nisë garën nga vendi i dhjetë. Ndërsa Maverick Vinales me Yamaha, që dje ishte më i shpejti në provat e lira, sot u klasifikua në vendin e gjashtë. Gara e ensërme do të nisë në orën 14:00.

Më shumë nga Moto GP