Moto GP

Marquez i trembet garës së Tajlandës: Pistë e re, ndaj duhet administrim

Në pistën tajlandeze të Buriram do të zhvillohet gara e radhës e Botërorit të Moto GP, me Marc Marquez që kërkon të administrojë sa më mirë avantazhin prej 72 pikësh që ka karshi ndjekësit më të afërt Andrea Dovizioso. Për pilotin spanjoll të Honda kjo është hera e parë që garon në këtë pistë, ku në shkurt ka kyer disa teste.

Mezi pres ta provoj këtë pistë, të garoj për herë të parë aty. Por duhet qetësi e përqendrim dhe duhet që atë punë që kemi bërë gjatë javës ta pasqyrojmë me sukses në pistë ditën e diel, në garë. Të shohim se si do të jenë gjërat ditën e premte dhe çfarë modifikimesh do të bëjmë për të qenë gati”, tha Marquez.

Më tej, piloti spanjoll tha: “Në testet e zhvilluara këtu në shkurt shkuam mirë, por tashmë situata është ndryshe dhe na duhen disa rikonfirmime të dhënash, sidomos për sa i përket përshtatjes së gomave. Kjo është një pistë që ka disa pjesë të vështira, ndërkohë që të shohim se si do të jenë kushtet klimaterike, çka e vënë pilotin në një provë të vështirë”.

Më shumë nga Moto GP