Moto GP

Marquez: Losail pistë me surpriza, të gjithë mund të fitojnë

Kemi provuar motorin ditët e fundit në pistën e Losail dhe e dimë që në këtë pistë janë disa pilotë të shpejtë. Kjo është gara e parë sezonale, ndaj të dielën gjithçka mund të ndodhë dhe gara do të jetë emocionuese”, u shpreh Marc Marquez, kampioni i botës në Moto GP. Ditën e diel, në Katar zhvillohet gara e parë sezonale në Moto GP, ndaj piloti spanjoll i Honda kërkon ta nisë mbarë kampionatin, ku do të mbrojë titullin kampion bote.

Kemi punuar fort gjatë testeve dimërore dhe tani është koha për të nisur sfidën e vërtetë. Gjatë testeve në Losail u përpoqëm që të ndërtojmë motorin e duhur për ta fituar këtë garë, por e dime që edhe ritmi i rivalëve tanë është i mirë, ndaj ka për të qenë një garë emocionuese. Por mezi e presim këtë garë të parë, për të nisur konkurrimin e vërtetë”, deklaroi Marc Marquez.

Më shumë nga Moto GP